Lajmet kryesore
Rezultatet
Rezultatet e plotaFaza e Grupeve
Kalendari
LAJME TË FUNDIT
Rritet presioni ndaj presidentit të FIFA-s, edhe Izraeli tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon
Izraeli ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për rizgjedhjen e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s, duke iu bashkuar vendeve të tjera që janë distancuar nga presidenti i organizatës së futbollit botëror. Vendimi është komunikuar përmes një letre të presidentit të Federatës Izraelite të Futbollit, Moshe Zuares.

Zyrtare/ Xavi Hernandez rikthehet në pankinë, ish-i i Barcelonës prezantohet si trajner i Holandës
Federata Holandeze e Futbollit ka zyrtarizuar Xavi Hernández si trajnerin e ri të kombëtares së Holandës, me ish-teknikun e Barcelonës që ka firmosur një marrëveshje që e mban në krye të “Oranje” deri në vitin 2030.

Thomas Tuchel e la jashtë Botërorit, partnerja e Phil Foden ‘hakmerret’, shet fanelat e Anglisë në një faqe të rrobave të përdorura
Partnerja e Phil Phoden, Rebecca Cooke bën një lëvizje befasuese teksa ka nxjerrë për shitje fanelat e Anglisë në Kupën e Botës në ëebsite e shitjeve online Vinted për veshjet e përdorura. Një lëvizje kjo që mund të interpretohet edhe si një lloj ‘hakmarrje’ ndaj faktit që partneri i saj, u la jashtë Botërorit 2026 nga trajneri i Tre Luanëve, Thomas Tuchel.

Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph”
UEFA i ka paguar një shumë prej gjashtë shifrash një gruaje që dyshohet se kishte një lidhje me Gianni Infantinon, në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i organizatës, zbulon The Telegraph.

Video/ Moment tensioni në Kolumbi, Infantino hesht, truprojat largojnë gazetarët
Një moment i veçantë është regjistruar në Kolumbi, ku presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është përballur me pyetje të drejtpërdrejta nga gazetarët lidhur me mbështetjen që ai gëzon nga CONMEBOL, konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut.

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Një dosje e madhe sigurie ka zbuluar një seri kërcënimesh serioze që kanë shoqëruar zhvillimin e Kupës së Botës, ku mes objektivave të mundshëm kanë qenë edhe yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.






















